Flash News

Ditari i Opozitës

"Lërini punët e shtëpisë dhe ikni votoni", Monika Kryemadhi mesazh grave shqiptare

"Lërini punët e shtëpisë dhe ikni votoni", Monika

Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje grave shqiptare vetëm pak minuta para mbylljes së orarit zyrtar të votimeve.

Përmes një deklarate për mediat kryetarja e LSI-së i bën kërkesë grave që të lënë punët e shtëpisë dhe të ikin e të votojnë.

“Na ndajnë edhe 47 minuta nga mbyllja e afatit të votimit. Për të gjitha ju gratë dhe vajzat, që jeni rraptuar me punët e shtëpisë, lërini për pak çaste dhe ikni votoni. Për të gjithë ju burrat që keni luftuar gjithë këto kohë për të mbajtur familjet tuaja, drejtojuni qendrave të votimit. Ndryshimi ka ardhur, bëheni pjesë e këtij ndryshimi. Të gjithë ata burra dhe gra që duan të ndryshojë këtë gjë, shkoni në qendrat e votimit. Kudo do të shikoni që ndryshimi është aty. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Votoni, votoni. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka vlerë, ndan tranzicionin. I jep rrugëtim vendit drejt Europës. Faleminderit! Urime dhe fitore të gjithëve,” - tha Kryemadhi.

Të fundit