Flash News

Ditari i Opozitës

Lëvizja e Bashës pasi 40 deputetë konfirmuan mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi

Lëvizja e Bashës pasi 40 deputetë konfirmuan  mbledhjen e thirrur

Paraditen e nesërme pjesa më e madhe e deputetëve të PD pritet të marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi.

Ky i fundit njoftoi sot se kishte njoftuar se do të zhvillonte një takim me deputetët, nesër në orën 12 dhe ka si qëllim unifikimin e aksionit opozitar.

Mbi 40 deputetë mësohet se kanë konfirmuar pjesëmarrjen, mes tyre edhe Sali Berisha.

Ndërkohë, po nesër Lulzim Basha ka njoftuar se në orën 11 do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve.

“Nesër në orën 11.00, kryetari i PD, Lulzim Basha, mbledh kolegjin e Kryetarëve në Rogner. Fjala e kryetarit Basha do të jetë e hapur për median”, thuhet në njoftim.

Në Kuvendin Kombëtar që Lulzim Basha thirri të shtunën shkarkoi nga posti i kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhin dhe këtë detyrë e mori përkohësisht vetë Basha.

 

Të fundit