Flash News

Ditari i Opozitës

Libri i masakrës zgjedhore, Gjokutaj: Skaner i skandaleve që PS i ka shitur si fitore

Libri i masakrës zgjedhore, Gjokutaj: Skaner i skandaleve që PS i ka

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për librin e masakrës zgjedhore të prezantuar nga Partia Demokratike.

I ftuar në Syri Tv, Gjokutaj tha se libri është një skaner i skandaleve zgjedhore që PS i ka shitur si fitore. Gjokutaj shtoi se në këto 10 vite shoqëria shqiptare është përballur me propagandën qeveritare.

"Propaganda shtetërore nuk ka bërë as më shumë e as më pak atë që ka bërë në 10 vite ku dhe skandalin e ka shitur si fitore kemi degjeneruar në një pikë ku dhe çështjet që janë objekt hetimi nga SPAK me persona të arrestuar kryeministri ka dalë dhe i ka shitur si suksese të qeverisë.

Libri që ju përmendi i ka bërë një skaner zgjedhjeve dhe në fakt po ti hyjmë thellë germave ajo ishte dhe një fotografi që si është bërë të gjithë kupolës që merrej me administrimin zgjedhjeve ku filluan të luanin ping pong me ligjin zgjedhor dhe në fund prodhuan një masakër.

Këta që e dinin se do t’ua vidhnin votat si do ti vidhnin votat duke i shitur zgjedhësit apo duke i vjedhur me metoda të tjera, një biznes të lësh le derën e lokalit hapur dhe kur ngrihesh në mëngjes ankohesh se përse u vodh biznesi”, ka deklaruar Gjokutaj.

Të fundit