Flash News

Ditari i Opozitës

Lidhjet me ish agjentin e FBI-së, Berisha: Rama është në hetim ndërkombëtar

Lidhjet me ish agjentin e FBI-së, Berisha: Rama është në

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Edi Rama ka qenë në hetim ndërkombëtar. Ai tha se  janë me dhjetra e dhjetra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë e kudo.

“Unë mund t’u deklaroj ju se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve, në hetim ndërkombëtar, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”, u shpreh Berisha në një konferencë për mediat.

Ky i fundit thotë se janë sulmuar sistemet e policisë për të zhdukur lidhjet e qeverisë me krimin.

Më tej ai tha se Rama po hetohet nga FBI për rastin e ish-agjentit McGonigal. Kujtojmë që ky i fundit është përfolur si një njeri i afërt i Ramës, që ka lidhje me rusët.

“Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë: çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët.

Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët. Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, emailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës.

Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri. Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës.

Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë. McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit?”-tha Berisha.

Të fundit