Flash News

Ditari i Opozitës

Lisander Hoxha: Basha ka frikë nga drita, iu premtoi të rinjve përfaqësim, sot i shkeli me këmbë

Lisander Hoxha: Basha ka frikë nga drita, iu premtoi të rinjve

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisander Hoxha, i pranishëm nga ‘Foltorja’, kritikoi vendimin e Bashës për zgjedhje të reja në FRPD, duke theksuar se nuk mund të tentojë uzurpimin e FRPD-së duke pasur statutin e vet.

Hoxha rikujtoi atë çfarë Basha iu ka premtuar të rinjve në vitin 2017, duke iu garantuar përfaqësim në statut.

“I falet një fëmije të ketë frikë nga errësira, por nuk i falet një burri të ketë frikë nga drita, drita e këtij forumi të Partisë Demokratike. Sot Lulzim Basha tregon frikë nga drita e PD-së, sepse ka frikë anëtarët, ka frikë nga demokracia dhe vota. Është absurde të kërkosh të marrësh FRPD-së që ka statutin e vet. Ky forum ka treguar karakter dhe dinjitet. Në 2017 erdhi na kërkoi falje në kryesinë e forumit për 6 orë e gjysmë mbledhje dhe i premtoi të rinjve se në statutin e ardhshëm do të kishim të sanksionuar përfaqësimin tonë dhe jo talljet. Në 2018 ndryshoi statutin. Lulzim Basha e shkeli me dy këmbët. Në 12 të natës mblodhi Këshillin Kombëtar, u tall me FRPD-në. Po ne prapë treguam dinjitet”, u shpreh Hoxha.

Të fundit