Flash News

Ditari i Opozitës

‘Lobimi’ për anëtarësimin e Serbisë në BE, Berisha: Rama ka interesa antikombëtare. Nuk do të ndalemi këtu

‘Lobimi’ për anëtarësimin e Serbisë në BE,

Vjen reagimi nga kreu i PD, Sali Berisha pasi në një intervistë të fundit për “Porta a Porta”, kryeministri Edi Rama ka shprehur me zë të lartë se nuk mund ta mendojë zgjerimin e Bashkimit Evropian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë, dhe se Shqipëria duhet ta mbajë shumë afër Beogradin.

Nga Kamza, në një takim elektoral, Berisha tha se Rama po e lidh vendin pas bishtit të Serbisë, ndërsa kjo e fundit e ka të lidhur fatin me Rusinë.

“Ky zotëri që vjen tek ju, me një fjalor ordineri, në mediat e huaja, sapo ka deklaruar se, nuk ka kuptim Shqipëria në BE, pa Serbinë. Shikoni çfarë antishqiptari është ky, çfarë argati i shpifur i Beogradit. Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë ne dhe merrte një përgjigje shembullore nga një shtetar evropian; të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë që thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij në BE pa Serbinë, kjo është habia e kohës.

Nuk ka interesa shqiptare. Ka absolutisht interesa antikombëtare. Nuk do të ndalemi këtu, sepse ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun.

Unë u them ju, se pas Car Dushanit, Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër në të gjithë shekujt për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama. Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë kryekëput antishqiptare”, tha Berisha.

Të fundit