Flash News

Ditari i Opozitës

LSI ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës, kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Dropull

LSI ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës, kërkon shpalljen

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës. Përmes një shkrese, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull dhe duke qenë se ndikon në ndarjen e mandateve në Gjirokastër, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë në të gjithë qarkun.

Arsye që LSI kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Dropull është për shkak të ndalesës që iu bë emigrantëve nga Greqia për të votuar për shkak të vendosjes së detyrueshme të karantinës 14 ditore për shkak të pandemisë. Sipas LSI nuk u mor parasysh as parqitja e testit negativ në pikën kufitare.

“Shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Dropull në Qarkun e Gjirokastrës dhe duke qenë se kjo pavlefshmëri ndikon në shpërndarjen e mandateve për Qarkun Gjirokastër, shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për të gjithë Qarkun e Gjirokastrës” thuhet në padinë e LSI-së në KQZ

Edhe kreu PBDNJ-së, Vangjel Dule pak ditë më parë tha në një studio televizive se do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Dropullit, pasi sipas tij, u shkel e drejta e minoriteteve me vendimin për karantinën 14-ditore për ata që vinin nga Greqia ose Maqedonia e Veriut. 

Më 25 prill, në Qarkun e Gjirokastrës PS fitori tre mandate, PD një mandat, ndërsa LSI nuk mori asnjë mandat. 

LSI ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës, kërkon shpalljen

Të fundit