Flash News

Ditari i Opozitës

LSI kërkesë në gjykatë: Anuloni vendimin e karantinës për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe MV, i marrë në lajthitje

LSI kërkesë në gjykatë: Anuloni vendimin e karantinës
Foto ilustruese

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për personat, që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas LSI-së, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Gjithashtu shton se është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe MV.

LSI e cilëson vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve të marrë "pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme nga pala e paditur, në kundërshtim, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore të ligjit dhe rregullave të prokurimit publik".

Më poshtë është padia që ka dorëzuar LSI, së bashku me argumentat ligjore që ka paraqitur për të kundërshtuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit