Flash News

Ditari i Opozitës

LSI nuk mori asnjë mandat në Gjirokastër, reagon Tavo: Në kushte të pabarabarta, fitorja ishte e vështirë

LSI nuk mori asnjë mandat në Gjirokastër, reagon Tavo: Në
Vangjel Tavo

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur të marrë asnjë mandat në Gjirokastër, ku numërimi i votave përfundoi disa orë më parë. Kryesuesi i listës së LSI-së në këtë qark, Vangjel Tavo thotë se "beteja ishte në kushte të pabarabarta".

Në reagimin pas humbjes së kësaj force politike në Gjirokastër, Tavo shton se fitorja ishte e vështirë dhe se kushtet nuk janë një justifikim.

"Ju kam shërbyer me të gjithë zemër dhe kjo ka qenë kënaqësia më e madhe në jetën time publike. Siç jeni dëshmitarë, kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta.

Ky nuk është aspak justifikim por një fakt dhe një realitet që u pa dhe nga vetë ju. Në këto kushte të pabarabarta rrjedhimisht fitorja elektorale ishte e vështirë për t’u arritur", shkruan ai në rrjetet sociale.

Tavo ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar, duke theksuar se qarku i Gjirokastrës meriton mirëqenie dhe zhvillim. Duke evidentuar shërbimin që ka dhënë ndaj banorëve të këtij qarku, Tavo thotë se "do jem gjithmonë fitimtar".

Të fundit