Flash News

Ditari i Opozitës

Luan Rama reagon pas humbjes në Vlorë: Rezultati nuk ishte ai që pritej, koha për reflektim

Luan Rama reagon pas humbjes në Vlorë: Rezultati nuk ishte ai që
Luan Rama

LSI humbi thellë në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë vetëm katër mandate. Kandidati i LSI-së në Vlorë, Luan Rama ka reaguar pas humbjes, duke nënvizuar se është koha për reflektim dhe për t'u ringritur.

Rama thotë se nuk është penduar pse ka kandiduar në këtë qark, ndërsa shton se e do shumë Vlorën. Përmes një postimi, ai shkruan se vlonjatët janë me të dhe "qëndrestarët" e LSI-së. Luan Rama thekson se rezultati nuk ishte ai që pritej nga LSI.

"KOHË PËR REFLEKTIM...

Ç’punë është bërë!

Gjithçka e nisur nga fillimi.

Ditë pas dite e zemër më zemër u bëmë shumë.

Dhe me sa shumë njerëz të mrekullueshëm pata fatin të punoj në Vlorë e gjithkund tjetër, nga Mifoli deri në Konispol.

Ata ishin energji dhe frymëzim, ishin mirësi, guxim dhe pozitivitet.

Të përkushtuar dhe silidarë."-shkruan ndër të tjera Rama.

Të fundit