Flash News

Ditari i Opozitës

Luçiano Boçi thyen zyrtarisht herësin dhe përmbys listën e PD-së në Elbasan

Luçiano Boçi thyen zyrtarisht herësin dhe përmbys

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit Luçiano Boçit ka thyer zyrtarisht herësin për të marrë mandatin e deputetit për në Kuvendin e ri.

Deri tani Boçi ka marrë 9756 vota preferenciale, teksa janë numëruar 457 nga 511 qendra votimit në total. Herësi te lista e PD-së në Elbasan thyhej me 9646 dhe zyrtarisht kandidati demokrat e ka tejkaluar këtë shifër.

Luçiano Boçi ishte i renditur i 7-ti në listën e PD-së në Elbasan dhe demokratët arritën të merrnin vetëm 6 mandate, kështu që do rrëzojë një nga emrat te lista fituese. Më i rrezikuari për heqjen e mandatit është Eugen Isaj, i renditur i 5-ti, i cili deri tani ka marrë 2819 vota preferenciale.

Pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare, Luçiano Boçi u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, dhe kandfidati demokrat u sulmua fort nga kryeministri Edi Rama dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Luçiano Boçi thyen zyrtarisht herësin dhe përmbys

Të fundit