Flash News

Ditari i Opozitës

“Lul Brava e dorëzoi Vorën”, Berisha: Mund të marrë vota nga socialistët, jo nga demokratët

“Lul Brava e dorëzoi Vorën”, Berisha: Mund të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Basha e ka dorëzuar Vorën, si një nga bastionet e demokratëve ndër vite.

Në ‘Log’, Berisha tha se krydemokrati e ka të pamundur të marrë më shumë vota, pasi mund të votohet vetëm nga socialistët dhe jo demokratët. I pyetur se çfarë do të bënte nëse Basha arrin të marrë më shumë vota, Berisha tha se një gjë e tillë nuk është e mundur të ndodhë.

Si ndodhi që Vora një bastion i së djathtës për shumë kohë kaloi majtas?

Berisha: E dorëzoi Lul Brava Vorën. Nuk dorëzohej Vora. Një nga shërbimet më të mëdha që i bëri Ramës Brava ishte bojkoti i zgjedhjeve lokale. Shumicën e ka PD, nuk e ka peng Basha. Mund të marrë vota nga socialistët por nga demokratët nuk merr.

Çfarë do bëni ju nëse Basha merr më shumë vota?

Berisha: Një pyetje që s’mund të ndodhë. Është njëlloj si të më pyesësh mua çfarë do bëje ti nëse Basha bëhet kryetar i PS.

Të fundit