Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi: Videoja erotike e Gjicit nuk është e vetmja, për këtë kryebashkiak ka një audio të ngjashme

Maliqi: Videoja erotike e Gjicit nuk është e vetmja, për

Kandidati për kryetar bashkie në Kuçovë, nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se videoja e Safet Gjicit, që kryen marrëdhënie seksuale në zyrë me një vajzë, nuk është e vetmja në radhët e të zgjedhurve socialistë.

Maliqi në studion e Fax News tha se një histori e ngjashme si ajo e Gjicit ka ndodhur dhe me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për të cilin tha se ka dhe një dënim në Greqi.

E njëjta histori si ajo që po qarkullon sot në rrjet dhe në të gjithë mediat ka ndodhur edhe këtu, me Hajdarin e Kuçovës, me vetëm një ndryshim, që këtij i ka dalë audio, dhe jo video”, tha Maliqi.

Maliqi ka shigjetuar biznesmenin Pëllumb Salillari, që sipas tij është kryetari i vërtetë i Bashkisë së Kuçovës, për të cilin tha se së bashku me familjarët e tij fitojnë të gjithë tenderat publikë në këtë qytet.

Ai theksoi se në Bashkinë Kuçovë ka ndodhur një krim elektoral dhe se KAS nuk ka vepruar, ndërsa denoncoi të gjitha parregullsitë.

Ai tregoi se janë mbi 700 pamje e video që sipas tij tregojnë edhe votime në grup, duke shtuar se KQZ i ka ndaluar t’i publikojnë.

 

Të fundit