Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi hipi mbi makinën e Bashës, kryedemokrati: Të hipësh mbi veturën e kryetarit, është tallje

Malltezi hipi mbi makinën e Bashës, kryedemokrati: Të hipësh

Në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha mbërrit në selinë blu dhe po lexohej rezultati paraprak i referendumit për shkarkimin e Bashës, dhëndri i Berishës, Jamarabër Malltezi, u shfaq mbi makinën e kryedemokratit me dy gishtat lart.

Në konferencën për mediet, pas mbledhjes së Kryesisë, Basha tha se të hipësh mbi makinën e kryetarit është tallje për demokratët, duke e cilësuar dëmin e shkaktuar si një dëm kolateral.

“Sot PD ka patur vetëm një aktivitet demokratik Kombëtar: Kuvendin Kombëtar, I cili ka marrë vendimet me votën e 5004 delegatëve. Ka pasur edhe ndonjë dëm siç më thonë që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr Partia Demokratike me qera për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolaterale dhe e vetmja gjë që mund të them është të thërrasësh referendum se do hipesh ne pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike ështe paksa tallje me demokratet. Jam i bindur që demokratet e kuptojne si të tille”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se sot u mbajt Kuvendi i thirrur nga Lulzim Basha dhe Kryesia, i cili miratoi tre vendime duke filluar nga rezoluta te të shpallurit ‘non-grata’ si të papajtueshëm për funskinet e partisë dhe ngritja e një strukture të re të quajtur Aleanca Qytetare për demokracinë.

Të fundit