Flash News

Ditari i Opozitës

"Mami thotë që s'jemi këtu", Basha publikon videon e radhës: Mos ia hapni derën!

"Mami thotë që s'jemi këtu", Basha publikon videon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një tjetër spot në rrjetet sociale në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fokus të spotit është vendimi në arbitrazh për çështjen "Becchetti", ku shteti shqiptar do të duhet të paguajë 110 milionë euro. Në video shfaqet  një familje, duke ndjekur edicionin informativ të lajmeve në televizor,

"Pu pu pu 110 milionë euro" thotë kryefamiljari.

Papritur, dera nis të trokasë. Personi pas derës, në mënyrë të inskenuar, është kryeministri Edi Rama, i cili kërkon të hyjë në shtëpi, ndërsa vajza e vogël e familjes, thotë se: “Mami thotë që nuk jemi këtu”.

Sakaq, kryedemokrati krahas videos së publikuar shkruan: “Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj, mos ia hapni derën”!

Të fundit