Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku: Kemi garantuar mandatin e 4-ët në Lezhë, rezultat historik në Mirditë

Mark Marku: Kemi garantuar mandatin e 4-ët në Lezhë, rezultat

Ndërsa vijon në të gjithë vendin numërimi i kutive të votimit, kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku deklaron se PD ka siguruar një fitore të thellë.

Në një prononcim për mediat, Marku tha se PD ka marrë katër mandate në këtë qark.  

“Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër në Mirditë. Vetëm 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë.

Ky ndryshim kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD, qytetarëve e kemi bërë punën tonë.

PD është fituese më 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë shkojmë mbi 2.5  mijëvota. Kemi të garantuar mandatin e katërt e kemi rreth 6 mijë vota mbi deputetin e katërt.

Në rang kombëtar, mendoj se ka një truk për të mashtruar opinioni publik. Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të humbur. Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Kjo ka ndodh edhe në 2017”, tha Marku.

 

 

Të fundit