Flash News

Ditari i Opozitës

Mark Marku propozon si zgjidhet kriza: Të ngrihet një komision rithemelues, të unifikohen dy pjesët e PD

Mark Marku propozon si zgjidhet kriza: Të ngrihet një komision

Analisti dhe pedagogu Mark Marku, ish drejtues politik i PD në qarkun Lezhë ka komentuar humbjen e 6 marsit nga PD.

I ftuar në Opinion, Marku propozin si mund të zgjidhet kriza në Partinë Demokratike. Sipas tij, duhet një koncept i ri për një parti të re të djathtë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e unifikimit të dy pjesëve të PD.

Nuk nis analiza tani. Sot problemi shtrohet Basha-Berisha.  Për mua zgjidhja, humbësit të japin llogari dhe të marrin shembullin e Gjekmarkajt, nga Basha, nënkryetarët... të dalë jashtë loje edhe Sali Berisha, Paloka.

Zgjidhja nuk vjen e menjëhershme. Duhet të ketë unifikim të dy pjesëve të PD. Koncepti i rithemelimit nuk është të mbledhësh shumicën e mbetjeve. Duhet një koncept i ri për një parti të re të djathtë, të caktojë rregullat., PD shkatërroi demokracinë brenda vetes dhe në vend, që në ‘96 që vodhi zgjedhjet.

Duhet të ngrihet një komision rithemelues e të punojë një vit , të mbledh alternativa”, tha Marku.


 

Të fundit