Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Marshim-protestë në Shkodër, Bardhi: Masakra me 3 viktima mund të ishte ndaluar, krijon frikë për sigurinë e Shkodrës
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ishte pjesë e protestë-marshimit të organizuar sot në qytetin e Shkodrës 3 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 3 persona humbën jetën, si pasojë e një atentati mafioz.
Për News 24, Bardhi tha se sot mbahet një tubim paqësor për të kundërshtuar pushtetin që krimi i organizuar të marrë, jo vetëm në Shkodër, por kudo në Shqipëri.
“Ngjarja që ndodhi pak ditë më parë krijon terror. Sot jemi në një tubim paqësor për të kundërshtuar pushtetin që krimi i organizuar të marrë, jo vetëm në Shkodër, por kudo në Shqipëri. Secili prej nesh duhet të protestojë.
Jemi si qytetarë në Shkodër. Ngjarja ishte e paralajmëruar, mund të ishte ndaluar, pasi krijon frikë dhe terror për jetën e sigurisë së Shkodrës. Jemi në tubim paqësor pa shfrytëzuar fatkeqësitë e familjarëve, por për të kundërshtuar fenonemin. Prej lidhjeve të forta të krimit me politikën në Shkodër. Në këtë protestë duhet shprehur mosdakordësia për këtë fenomen", u shpreh Bardhi.