Flash News

Ditari i Opozitës

Masa e sigurisë ndaj Berishës, Maliqi: Drejtësi me telekomandë nga Surreli

Masa e sigurisë ndaj Berishës, Maliqi: Drejtësi me

Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit për masën e sigurisë nga GJKKO ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Maliqi është shprehur se izolimi i liderit të opozitës është veprim i ulët, djallëzor, cinik e me urdhër të pastër politik duke thesuar se ky veprim më shumë lartëson figurën e tij dhe e motivon atë dhe opozitën drejt fitores së sigurt për shembjen e rregjimit monist të instaluar në vend

Postimi:

Drejtësi me Telekomandë nga Surreli! 

Vendim i pastër ekstremist politik.

Berisha arrest shtëpie!

Izolimi ndaj doktorit është veprim i ulët, djallëzor, cinik e me urdhër të pastër politik. Ky veprim më shumë lartëson figurën e tij dhe e motivon atë dhe opozitën drejt fitores së sigurt për shembjen e rregjimit monist të instaluar në vend. Qesh mirë kush qesh i fundit! Ky ishte vendimi dhe gabimi fatal i Ramës që shënon fundin e tij të pashmangshëm! 2024 do jetë viti i ndryshimeve të mëdha!

Mirënjohje për Liderin Historik Berisha! Sot jemi më të fortë pranë kauzës së tij për çlirimin e vendit nga narkoshteti dhe nga kapja e Drejtësisë. Të gjithë në këmbë për një fillim viti të ri në mbrojtje të Demokracisë dhe pluralizmit politik në vend!

Të fundit