Flash News

Ditari i Opozitës

Masa e sigurisë ndaj Berishës, Vokshi: Rama i ka kapur të gjitha pushtetet

Masa e sigurisë ndaj Berishës, Vokshi: Rama i ka kapur të gjitha

Kryetarja e Kryesisë së Deputetëve në Partinë Demokratike Albana Vokshi në një lidhje  ‘Skype’ për Task Force në Syri Tv,  e ka cilësuar masën e sigurisë nga GJKKO ndaj kreut të PD-së Sali Berisha si një ndjekje politike e Ramës.

 “Ne e dinim që Edi Rama do ti shkonte deri në fund asaj ç’ka ka planifikuar prej vitesh. Është një përndjekje politike që i ka bërë liderit të opozitës prej shumë vitesh duke përdorur të gjitha pushtetet që tashmë ai i zotëron.

Qartazi duket që i zotëron të gjitha, edhe atë që i thonë Drejtësia e Re, të cilat me veprimet e fundit për fat të keq i kanë treguar shqiptarëve që jo vetm nuk ka drejtësi të re por përkundrazi, me të gjitha vendimet të cilat janë marrë qoftë nga SPAk, qoftë nga gjykatat speciale të cilat u ngritë me një pritshmëri shumë të madhe nga publiku shqiptar për të vënë drejtës.

Me vendimet e fundit ndaj liderit të opozitës, ku nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë akuzë dhe merret vendimi për ta arrestuar.

Çfarë emri duhet ti vesh një vendi që arreston liderin e opozitës? Që të gjitha pushtetet i zotëron një person, përfshirë edhe drejtësinë?

Çfarë emri t’i vesh një vendi ku Gjykata Kushtetuese nuk kryen funksionin e saj kushtetues për të interpretuar konfliktin apo marrjen e kompetencave të parlamentit.  Nuk ka një emër tjetër përveçse diktaturë. Zyrtarisht jemi në diktaturë”, tha Vokshi.

Të fundit