Flash News

Ditari i Opozitës

Masakra në Shkodër, Balliu: Pushteti i bandave në bashkëpunim me qeverinë po merr jetë njerëzish

Masakra në Shkodër, Balliu: Pushteti i bandave në

Partia Demokratike ka denoncuar gjendjen e rëndë të sigurisë publike në vend, konkretisht në Shkodër.

Nga një deklaratë, Klevis Balliu tha se qyteti është shndërruar në kryeqendrën e krimit të organizuar, duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm.

Balliu theksoi se kjo situatë kërkon ndërgjegje kombëtare dhe përballje të vendosur me këtë qeveri kriminale, me çdo mjet demokratik, në mbrojtje të vendit dhe të familjeve.

DEKLARATA:

Qyteti dikur simbol i kulturës, i qytetarisë, i humorit dhe i biçikletave, është shndërruar nga Edi Rama në kryeqendrën e krimit të organizuar.

Vetëm dy ditë pas vrasjes së Kristian Kolës në mes të qytetit dhe dhjetë ditë pas vrasjes së Piro Prronit, Shkodra u trondit nga një tjetër masakër me të vrarë dhe të plagosur. Shënjestra e autorëve këtë herë ka qenë Erogen Vaso (Brajoviq) vëllai i Denis Brajoviq, “doraci”-t të Pëllumb Gjokës, “Investitorit strategjik” të Edi Ramës. Emri i Denis Brajoviq ka dalë në përgjimet e Sky ECC teksa kryente vrasje për llogari të Gjokës.

Duhet theksuar se Erogen Vaso, (Brajoviq) një ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, është i njohur për lidhjet e tij me grupin kriminal Bajri. Vetë Vaso sipas raportimeve mediatike, ndodhet i shtruar në Spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Nga kjo ngjarje e përgjakshme humbën jetën Armando Pali, punonjës i IMT, Geridon Kraja, shoferi i Erogen Vasos dhe u plagos një punonjëse e lokalit, shtetasja M.K., 25 vjeçe.

Kjo masakër ndodh vetëm pak muaj pas ngjarjes së njohur si “Masakra e Dobraçit”, ndërsa skenarë të ngjashëm të dhunës janë përsëritur edhe në qytete të tjera:

Në Tiranë, tek Don Bosko, u vra e ndjera Mimoza Paja dhe u plagosën disa qytetarë të pafajshëm, mes tyre edhe një vajzë vetëm 10-vjeçare.

Në Memaliaj, një atentat tjetër mes bandave i mori jetën punonjësit Gledian Muka dhe klientit Marsel Çela.

Eshtë e qartë se këto masakra janë produkt i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së pushtetit me krimin.

Pushteti absolut i bandave buron nga lidhjet e ngushta të bandave të narkotrafikut me politikën. Ky bashkëpunim po merr jetë njerëzish çdo ditë.

Kjo situatë është alarmante dhe rrezikon jetën e çdo shqiptari. Kjo situatë kërkon ndërgjegje kombëtare dhe përballje të vendosur me këtë qeveri kriminale, me çdo mjet demokratik, në mbrojtje të vendit dhe të familjeve.

Partia Demokratike do të vazhdojë betejën kundër mafies dhe narkopushtetit.

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në këtë betejë të përbashkët kundër së keqes.

Të fundit