Flash News

Ditari i Opozitës

Masakra në Shkodër/ Berisha: Rama u jep karteleve ‘licencë për të vrarë’ në këmbim të votave

Masakra në Shkodër/ Berisha: Rama u jep karteleve ‘licencë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me masakrën e regjistruar këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, ku u vranë dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. 

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha thotë se kjo është masakra e dytë brenda vitit ndërsa ka ngritur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit u jep “licencë” për të vrarë kartevele në këmbim të votave. 

"Breshëri plumbash në Shkodër. Masakra e dytë brenda vitit! Në të parën u vranë një çift i pafajshëm, sot një kamariere lufton për jetën. Dënoj hakmarrjen e Ramës ndaj Shkodrës, ku kartelat përdoren për vota dhe në këmbim Ramaduro u jep “licencë” për të vrarë",- shkruan Berisha në facebook.

Të fundit