Flash News

Ditari i Opozitës

Masakra zgjedhore, Boçi: Policia, Prokurori dhe PS më përgjuan që prej muajit Prill

Masakra zgjedhore, Boçi: Policia, Prokurori dhe PS më përgjuan

Kandidati demokrat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka renditur të gjitha shkeljet ligjore dhe presionet e bëra gjatë fushatës elektorale të 14 majit 2023 nga shteti, policia dhe administrata.

Në daljen para mediave, Boçi tha se të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë se në Elbasan dhe jo vetëm, nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë votimi por një luftë e pastër politike në bashkëpunim dhe me segmente të caktuara që synonin eliminimin e opozitës.

Sipas Boçit, "në Elbasan lufta ishte më specifike pasi vetë kryeministri pati një angazhim personal në një fushatë shpifëse, denigruese madje dhe kërcënuese deri në nivele të njerëzve të tij dhe ai që spikati me angazhimin e tij ishte sekretari i PS i cili nuk la gurë pa lëvizur antiligjor për të nxjerrë fitues kanakarin e tij."

Një tjetër denoncim i fortë i Boçit ishte se "prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës, shtabin elektoral të tijin, bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës".

 

Të fundit