Flash News

Ditari i Opozitës

Mazhoranca miratoi rregulloren për të përjashtuar 2 muaj opozitarët, Meta: Synohet asgjësimi i parlamentarizmit

Mazhoranca miratoi rregulloren për të përjashtuar 2 muaj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar miratimin e rregullores nga mazhoranca që  përjashton 30 deri në 60 ditë deputetët që prishin seancat plenare.

Në një postim në facebook Meta shkruan se ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.

Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit.
Ndaj pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm.
Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë.”, shkruan Meta.

Të fundit