Flash News

Ditari i Opozitës

Mbështetësve të Berishës nuk iu hapën dyert, Bardhi: Të merrnin në telefon, po kryhen punime

Mbështetësve të Berishës nuk iu hapën dyert, Bardhi:

Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi ka dhënë një prononcim për gazetarët pasi anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk u lejuan të hynin në seli. Bardhi tha se dyert janë të kyçura për shkak të punimeve që zhvillohen. Ai shtoi se nëse do të ishte njoftuar administrata, demokratët do të ishin lejuar të hynin brenda.

Bardhi shtoi se të vetmit që nuk do të lejohen të hyjnë janë trafikantët e drogës. Gazetarët insistuan që të hynin dhe të shikon nëse po zhvilloheshin punime në mjediset e brendshme, ndërsa Bardhi iu tha se tani nuk lejohet, por do të hyjnë kur të përfundojë puna.

“Show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD tregon edhe njëherë që për disa shoë dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Ramës. Kemi konfirmuar edhe dje, që në godinën e PD, në ambientet e brendshme të saj janë duke u kryer punime. Ky është një fakt publik dhe nuk ka nevojë të trokasësh në dyer për ta provuar. E sigurt është që ju do të futeni brenda dhe do të shikoni që në selinë e PD po shtohen ambientet e punës, se koha e llafeve ka mbaruar në 18 dhjetor. 

Selia e PD do vijojë të jetë e hapur për çdo demokrat të sakrificave dhe do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë krah i Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Nëse ti vjen te dera ndërkohë që nuk njofton administratën e PD, sigurisht që dyert janë të mbyllura. Brenda selisë së PD janë duke u kryer punime. Ashtu si unë marr në telefon kur futem në seli dhe nënkryetarët e partisë marrin në telefon administratën për të hyrë në seli", tha Bardhi.

 

Të fundit