Flash News

Ditari i Opozitës

'Mbetje të Partisë së Punës', Alizoti: Rama është pinjoll i saj, ne bridhnim burgjeve, ai në bllok. PD të ngrihet në protesta

'Mbetje të Partisë së Punës', Alizoti: Rama

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka komentuar etiketimin si mbeteje të Partisë së Punës, që kryeministri Edi Rama i bëri PD nga foltorja e Kuvendit.

Në një prononcim për gazetarët, deputeti tha se Rama e njeh Partinë e Punës më mirë se kushdo, duke shtuar se babai i tij dhe dajua i nënës së tij kanë qenë pjesë e asaj partie.

"Njeriu që ka prejardhje bologjike, i biri i xhelatit, nipi i Spiro Kolekës, pjesë e familjes së bllokut. Kur unë dhe shumë të përndjekur si puna ime bridhnim burgjeve të Spaçit, ai bridhtje rrugëve të bllokut, vishte çorape të kuqe dhe bëntë disa vizatime.

Partinë e Punës e ka njihur ai më mirë se çdo kush. Është e turpshme që një përfaqësues i PS, e kthyer nga Partia e Punës në atë Socialiste të deklarojë një akt të turpshëm. Ai duhet të ndihet krenar që është pinjoll i partisë së punës. Parti e punës është Kristaq Rama, Spiro Koleka dhe historia e tij", tha deputeti.

Sa i përket protestës për rritjen e çmimeve, Alizoti u shpreh se ëshët shumë e nevojshme. Ai shtoi se përveç qytetarëve, në protesta duhet të ngrihet edhe PD. Gjithashtu theksoi se partia ku bën pjesë është e krijuar nga protestat.

 

Të fundit