Flash News

Ditari i Opozitës

Mbi 6 orë mbledhje në selinë blu, Basha: Vendos veten në dispozicion të çdo zgjidhje

Mbi 6 orë mbledhje në selinë blu, Basha: Vendos veten në

Ka përfunduar pas thuajse 6 orësh mbledhja e grupit parlamentar të PD. Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi pas daljes nga salla e mbledhjes, se do të vendosë veten e tij si kryetar partie, në dispozicion të çdo zgjidhje.

"Grupi ka pasur një diskutim të gjatë dhe kam konstatuar se na bashkon ajo që iu thashë edhe sot edhe dje. Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar PD. Dhe padiskutim si kryetar pëgjegjësia kryesore bie mbi mua ndaj ndava me grupin atë që do të ndaj me ju, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format e mundshme", tha Basha. 

Grupi i PD ka dalë me disa propozime nga mbledhja. Në unanim deputetët kanë kërkuar tërheqjen e Bsahës dhe Berishës nga partia, ngritjen e një strukture të përbashkët mes demokratëve dhe një garë për kryetar të ri.

 

Të fundit