Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Teliti: A do e lejojë Rama-Veliajn të flasë para se ta shkarkojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Teliti: A do e lejojë Rama-Veliajn

Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të vendosë për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Por përpara votimit, ligji i njeh Veliajt të drejtën të dëgjohet nga të zgjedhurit vendorë.

Duke komentuar këtë situatë, nënkryetari i Këshillit në Bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti, ngre një pikëpyetje politike: “A do të lejojë qeveria që Veliaj të flasë vetë para se ta heqin?”

Postimi i plotë në FB: 
“FJALA E VELIAJ” vs “LEJA E QEVERISË”!
[????] Të martën është dita kur Veliaj pritet të shkarkohet nga detyra nga Këshilli Bashkiak. Ama para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.
[????] Opozita jo vetëm që nuk trembet nga ajo fjalë, por kërkon / insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit.
[❓] Pyetja që sot bën Tirana – dhe gjithë Shqipëria – është e thjeshtë: A do e lejojë qeveria Veliajn të dalë nga burgu për të folur, apo do ta mbajnë mbyllur nga frika se mos i del boja edhe atyre bashkë me të?
[????] Sepse kur ke ndërtuar një regjim mbi propagandë dhe teatër, një fjalë e vetme jashtë skenarit prish gjithë shfaqjen.
[❌] Për shkarkimin e Veliaj duhej leja e qeverisë… po për fjalën e Veliaj, a do jepet ndonjë leje?
E marta po vjen...

 

Të fundit