Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e kryebashkiakëve të “Bashkë Fitojmë”, rithemelohet Shoqata e Bashkive

Mbledhja e kryebashkiakëve të “Bashkë Fitojmë”,

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi kryebashkiakët e zgjedhur të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjatë mbledhjes, është themeluar Shoqata e Bashkive dhe janë zgjedhur organet e reja përfaqësuese të këtij organizmi.

Asambleja e të Zgjedhurve Vendorë:
1. Denoncoi farsën zgjedhore të zgjedhjeve të 14 Majit dhe paraqiti domosdoshmërinë e votës së lirë.
2. Mbështeti dhe inkurajoi Kryetarët dhe Këshilltarët e Bashkive në betejat për fuqizimin dhe rivendosjen e autonomisë vendore në Shqipëri.
3. Parashtroi platformën demokrate për mbrojtjen dhe thellimin e demokracisë lokale, decentralizimit, përshpejtimit të integrimit, përsosjes së shërbimeve dhe financimeve publike, zhvillimit rajonal, rishikimit të reformës territoriale e çështje të tjera lokale.
4. Asambleja rithemeloi Shoqatën e Bashkive dhe zgjodhi
organet e reja përfaqësuese të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë:
- Fisnik Qosja, Kryetar i ShBSH
- Albert Mëlyshaj, Nën/Kryetar
- Albert Malaj, Nën/Kryetar
- Ilir Alimehmeti, Drejtues i Dhomës së Këshilltarëve Bashkiak
- Miftar Dauti, Drejtues i Dhomës së Qarqeve.

Të fundit