Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kryesisë, Alibeaj: Grupi i punës, hapi i parë për bashkimin e PD. Presim sinjalet nga grupi tjetër

Mbledhja e Kryesisë, Alibeaj: Grupi i punës, hapi i parë për

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, për herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj mbajti një deklaratë për mediat.

Ai tha se sot janë hedhur hapat drejt bashkimit të demokratëve. Sipas tij, Hapi i parë drejt bashkimit të demokratëve është ngritja e grupit të punës me instancat e partisë, ndërsa shtoi se është në pritje të sinjaleve nga pala tjetër.

Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderojë për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët.

Bashkimi, bashkimi për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët. Është një hap i mirë për të shkuar drejt bashkimit.

 Celësi imoralit është mirëkuptimi. Të ecim para me mirëkuptim. Vendimi, qëndrimi i grupit e tregon këtë. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatave, tentativave të mira për të shkuar drejt bashkimit. Një grup pune me instancat e partisë. Presim sinjalet nga grupi tjetër”, tha Alibeaj.

 

 

 

Të fundit