Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kryesisë, Boçi: PD ka bërë analizë, është e domosdoshme

Mbledhja e Kryesisë, Boçi: PD ka bërë analizë,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur pak para nisjes së Kryesisë së PD.

Për mediat, Boçi tha se PD ka bërë analizë gjithmonë duke e konsideruar atë të rëndësishme dhe të domosdoshme.

“Pjesa e organizimit është e rëndësishme. PD e ka bërë analizën edhe kur ka humbur, është analizë e brendshme dhe domosdoshmëri.  Përcaktimi i situatave zgjedhore në një parti, respekton statusin, koha është afër dhe pas zbatimit të statusit dhe kohës që bëhen zgjedhje është vota e demokratëve ajo që zgjedh”, u shpreh Boçi.

I pyetur për mendimet ndryshe në parti, Boçi deklaroi në parti ka opinione të ndryshme.

“S’ka linjë, ka opinione. Opinionet ndonjëherë janë relative dhe jo absolute. Ka argumente që duhet të jenë në parlament nga pasoja që e kemi vuajtur si PD, me djegien e mandateve dhe mos-futjen në zgjedhjet lokale. Ka edhe opinione për mos-njohjen e këtij parlamenti apo edhe kundërshtimin për rezultatin zgjedhor”, deklaroi Boçi.

Të fundit