Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kryesisë së PD, Alibeaj propozon largimin e individëve ‘non grata’ nga strukturat qendrore

Mbledhja e Kryesisë së PD, Alibeaj propozon largimin e individëve

Zbardhet një pjesë e propozime nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Mësohet se nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të partisë të mos jenë persona të shpallur “non-grata”, lidhur me rastin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjere ku deputeti Ervin Salianji ka kërkuar kthimin e tij në rezolutë. Po ashtu, është propozuar dhe largimi i personave që kapen nga ligji i dekriminalizimit.

Ndërkaq është ngritur edhe Komisioni i Përhershëm Statutor. Anëtarë të Komisionit Statutor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.

 

Të fundit