Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, Ristani: A është ndërprerja e mandatit të Nishanit zgjidhja për hallet e demokratëve?  

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, Ristani: A është ndërprerja e

Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm në PD ka komentuar tri pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohen në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, në datë 17 korrik.

Ristani u ndal konkretisht te pika e zgjedhjes së Këshillit Kombëtar të PD, të cilin aktualisht e drejton ish presidenti Bujar Nishani, i cili prej kohësh është pozicionuar krahas kritikëve më të ashpër të kryedemokratit, Lulzim Basha, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Ristanit në status, sipas statutit te partise neni 47/4, Kuvendi si rregull, mblidhet cdo 4 vjet, por kjo mbledhje vjen jashtë rregullit.

Ndaj sipas tij, nga tri pikat e rendit të ditës, nevoja e jashtëzakonshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar është vendimmarrja per zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Megjithatë, Ristani shton se askush nuk është i informuar nga kryesia e partise, se perse duhet nderprere mandati 4 vjecar i sanksionuar ne nenin 50 te statutit, i Kryetarit te Keshillit Kombetar dhe rrjedhimisht i anetareve te zgjedhur te ketij keshilli.

Reagimi i plotë:

Kryesia e PD ka vendosur te thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ne date 17 korrik, me këtë rend dite:

1.Te Informoje mbi masakren zgjedhore te 25 prillit

2. Te paraqitet nje vleresim i mundesive per te bere ndryshime ne statutin e partise.

3. Te zgjedhe Keshillin Kombetar te PD

Si shihet, Kuvendi Kombetar i PD, do te mblidhet pas nje muaji, me qellimin per tu informuar per dy ceshtje dhe per te marre vetem nje vendim, zgjedhjen e Keshillit Kombetar.

Sipas statutit te partise neni 47/4, Kuvendi si rregull, mblidhet cdo 4 vjet.

Kjo do te thote qe jashte rregullit, kuvendi mund te mblidhet edhe me heret se nje here ne 4 vjet, por kjo sigurisht qe, e ben te quhet Kuvend i jashtezakonshem, persa kohe mblidhet jo sipas rregullit.

Duke u nisur nga arsyeja qe po mblidhet ky Kuvend, kuptohet se nevoja e jashtezakoneshme per thirrjen e tij, eshte vendimarrja per zgjedhjen e Keshillit Kombetar. (Dy pikat e tjera jane njera informuese dhe tjetra me propabilitet ose jo, per vendimmarje).

Ne mbledhjen e Kryesise se Partise qe mori keto vendime, nuk pati nje parashtrim arsyetues, mbi nevojen e jashtezakonshme per te mbledhur Kuvendin Kombetar, jashte rregullit,  vetem per te zgjedhur Keshillin e ri Kombetar.

Per sa siper, askush nuk eshte i informuar nga kryesia e partise, se perse duhet nderprere mandati 4 vjecar i sanksionuar ne nenin 50 te statutit, i Kryetarit te Keshillit Kombetar dhe rrjedhimisht i anetareve te zgjedhur te ketij keshilli.

Eshte e domosdoshme te dinim, ne menyre transparente, se perse po organizohet ky Kuvend i jashtezakonshem vetem per te nderprere ca mandate statutore dhe per tu zevendesuar me ca te tjera.

A eshte kjo vendimmarrje problemi kryesor qe ka PD sot?

Le te nenvizojme disa konstatime dhe te ringreme pyetjet qe vine natyrshem.

PD, per here te pare ne histori, humb tre here radhazi, zgjedhjet e pergjithshme.

Demokratet dhe gjithe shqiptaret, gjenden perballe nje regjimi kriminal dhe te korruptuar.

Kryetari Basha premton se tani, do te filloje beteja me rregjimin.

 Lideri historik i PD, z.Berisha eshte goditur rende nga politika e ShBA.

 Demokratet po kalojne ditet e tyre me te veshtira per shkak te deshperimit, humbjeve te njepasnjeshme, dhunes se regjimit, mungeses se shpreses dhe besimit.

Athere, a eshte kaq e rendesishme, a ezaurohet nevoja ekstreme per ndryshim, a vendosen themelet e nje aksioni te suksesshem opozitar, vetem duke ftuar demokratet,  ne Kuvend Kombetar te jashtezakonshem dhe duke marre  vetem nje vendim?

A eshte nderprerja e mandatit te z.Bujar Nishani si kryetar i KK dhe e te zgjedhurve si anetar te ketij keshilli,  fillimi  i ri dhe zgjidhja e duhur, per hallet e demokrateve dhe shqiptareve?

Sipas vendimeve te sotme, po.

Me nje Keshill Kombetar te ri per PD,

ne shtator, gati per lufte me rregjimin dhe per fitore te reja, perpara.

Të fundit