Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Alimehmeti-socialistëve: Ju protestuat para SPAK për të ndalur drejtësinë

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Alimehmeti-socialistëve: Ju

Anëtari i PD i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj  socialistë duhet të mbajnë pjesën e përgjegjësisë që u takon për ato që i quajti aferat e kryera nga Veliaj, përgjatë më shumë se 2 mandateve.

Sipas tij, ishin socialistët ata që protestuan para SPAK për të ndalur drejtësinë, pasi ndoqën urdhrat e kryeministrit Rama. 

“Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin që kjo mbledhje të mbyllet. Ka qenë gjithmonë përpjekjet e opozitës vënies para përgjegjësisë të kryetarit të bashkisë, për aferat. Ai në vetë nuk i ka bërë këto zgjedhje, bashkë me ju i kanë bërë, ju i aprovonit vjedhjet, incineratorin.

Te shtëpia ime 3 muaj bëjnë nga shkurti në maj, te shtëpia juaj bëjnë kur thotë kryeministri. Shkruat ju për të protestuar para SPAK-ut për arrestimin e tij, shkruat ju për të kundërshtuar shkresat tona. Ju e bëtë këtë veprim pasi u shpreh kryeministri, në shkelje të qartë të autonomisë vendore”, tha ndër të tjera Alimehmeti.

Të fundit