Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet nesër Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Mblidhet nesër Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mbledhet ditën e nesërme.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00, në ambientet e selisë demokratike.

Kjo mbledhje do të zhivllohet me fokus seancën plenare të ditës së nesërme, ku kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit Niko Peleshi, ka urdhëruar mbledhjen e seancës me disa pika diskutimi.

Kujtojmë që në seancën e  parë (12 shtator) u zhvillua me tensioned he protesta nga ana e opozitës.

Deputetët demokratë mbanin në duar pankarta me imazhet e ministrave të Ramës. Deputeti demokrat Klevis Balliu ka nxjerrë në sallën e Kuvendi posterin e “KARTELIT- Shqipëria 2030”, ku në foto është Aleks Soros, i biri i filantropit Xhorxh Soros.

Seanca është hapur nga deputeti i PS-së Vasil Llajo. Sipas legjilsacionit, seanca e parë duhej të hapej nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, por Sali Berisha së bashku me Tritan Shehun e refuzuan.

 

Të fundit