Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mbyllje e dytë prej pandemisë? Basha: Grupi i ekspertëve është fasadë! Shtimi i masave si rezultat i dështimit të Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Evspertëve për të shtrënguar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Gjatë një prononcimi për mediat, i pyetur rreth një mbyllje të dytë, kryedemokrati u shpreh se nëse kjo ndodh do të jetë si rezultat i dështimit të plotë të Ramës.
Sipas Bashës, Rama fshihet mbrapa grupit të tij të ekspertëve, dhe se nëse masat do të ishin marrë më herët vendi nuk do të ishte këtu ku ndodhet sot.
“Nuk ka asnjë dyshim që ai grup e ekspertëve po vepron si fasadë e dështimeve të Ramës. Ai ka dështuar me qëllim me menaxhimin e krizës. Arsyet ja u thashë. Paratë që duhet të shkonin për shëndetësinë, pacientët e qytetarët. Rama ia ka harxhuar për klientët.
Përgjegjësia është e tij, nuk mund të fshihet pas grupit të ekspertëve. Ekspertët kanë folur para nesh, kanë kërkuar rritje të testimeve, rimbursim të paketës së ilaçeve, këta janë të vërtetët. Të tjerët janë fasadë e Ramës.
Nëse do ishin marrë këto masa, situata do ishte shumë më e lehtë për t’u përballuar sa ç’po bëhet nga ora në orë. S’ka asnjë alibi pse nuk janë marrë masat. Çdo dështim dhe masë kufizuese është rezultat dhe produkt i dështimit të Ramës, i menaxhimit në kohë. Nuk ka pasur asnjë plan për të ndihmuar njerëzit e sistemit, por është fshehur dhe fshihet ndërkohë që vijon të vjedhë paratë e shqiptarëve.
Mos e krahasojë veten me Francën dhe Gjermaninë, se del si rruajtur qethur ky i hajduti. Krahaso me Maqedoninë e Veriut, që ka paketën e 4-t. Padiskutim, rritja e numrit të testimeve, rrit aftësinë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit. E ka thënë OBSH, është e faktuar. Sa më pak të testosh, aq më pak të infektuar dalin. Sa më shumë, aq më tepër lind nevoja për masa.
Të mbrosh, të pajisësh mjekët, ky nuk e ka bërë, të rimbursosh ilaçet, ky nuk e ka bërë. Mban testimet në nivel të ulët e pastaj thtoë në Kuvend do vendosim kush do jetojë e kush do vdesë.
Të tjerat janë pallavra, që njerëzit të hanë sapunin për djathtë. Vendi ka mundësi financiare për t’u pëballuar, por kryeministri vijon vjedh”, shprehet Basha.