Flash News

Ditari i Opozitës

“Me Bashën, PD humb”, gazetari: Pse nuk e munde Ramën në njësitë ku kandidove? Shehaj: Kjo është pyetje koti

“Me Bashën, PD humb”, gazetari: Pse nuk e munde Ramën

Kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj deklaron se me kryetarin aktual Lulzim Basha PD nuk e mund dot Edi Ramën.

Gazetari Robert Rakipllari e pyet se pse nuk e humbi ai vetë Ramën në dy njësitë ku kandidonte në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.

Debati:

Rakipllari: Pse nuk e munde Ramën në dy njësitë që udhëhoqët ju në tiranë, 5 dhe 7. Basha e ka një rekord, e ka mundur Ramën në 2011 kur kandidoi për bashkinë e Tiranës

Shehaj Do përgjigje nga unë? Se unë flas e ti më ndërpret

Fevziu: Pyetje e bukur ishte kjo

Shehaj: Kjo ishte pyetje koti

Rakipllari: Ka vetëm përgjigje koti

Shehaj: Njësia 5 dhe 7 në Tiranë zotëria duhet ta dijë më mirë PD ka marrë rezultat historik, më të mirë. Problemi ëhstë se kemi kryetar të PD që ka humbur prej 8 vitesh. Ne i bindim demokratët që Rama nuk mundet. Unë nuk mendoj kështu. Nëse u themi shqiptarëve gjënë e duhur fitojmë kudnër Ramës, një politikan i korruptuar. Problemi i shqiptarëve është korrupsioni. Lideri i opozitës gaboi, 8 vite në opozitë dhe asgjë. Kemi bërë gabime që s’janë bërë kurrë në asnjë vend të botës.

 

 

 

Të fundit