Flash News

Ditari i Opozitës

Me dy gishtat lart, Berisha voton së bashku me bashkëshorten: Proces historik! Pyetet nëse i druhet vendimit të Apelit

Me dy gishtat lart, Berisha voton së bashku me bashkëshorten: Proces

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Sali Berisha ka votuar për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ai votoi pranë qëndrës së votimit në selinë blu.

Me dy gishtat lart, Berisha përshëndeti demokratët dhe e cilësoi një proces historik që finalizon triumfin dhe tregon dritën e shpresës për të ardhmen.

Ai komentoi edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, duke e konsideruar mafioz dhe antikushtetues.

"Ky është një proces historik, jo vetëm për PD, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre. Por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz antikushtetues ai i zgjedhjes së presidentit të republikës.

Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me pseudo opozitë. Pra sot në këtë proces mbarë shqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, tha Berisha.

I pyetur nëse i druhet vendimit të gjykatës së Apelit, Berisha tha: “Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.”

Kujtojmë që përballë Berishës, sot garon Ibsen Elezi. Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 18.00.

 

Të fundit