Flash News

Ditari i Opozitës

Me kandidat që vjen nga e majta në krye të listës, Mediu mesazh Bashës nga Shkodra: Bashkimi i opozitës s'duhet bërë si raport pazaresh

Me kandidat që vjen nga e majta në krye të listës, Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu prezantoi sot në Shkodër kandidatët, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje zyrtare për paraqitjen e tyre me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Nga Shkodra, Mediu tha se mbetet në pritje të një përgjigje nga ana e kreut të PD dhe se për të është shumë e rëndësishme që të bashkohet vota e opozitës ndaj Ramës, por jo që kjo gjë të bëhet në formë pazaresh.
Po presim në përgjigje nga PD, interesi është bashkimi i opozitës. Edi Rama e bëri kodin dhe ndryshimet kushtetuese që opozita të jetë e përçarë.

Duhet që këtë bashkim të mos e bëjmë si një raport pazaresh. Si Fatmir Mediu unë jam i disponuar të shkoj kudo në të gjithë qarqet e Shqipërisë ku shtoj një votë për opozitën, nuk kam asnjë lloj preference personale”, tha Mediu.

Listën e PR-së në kryeqendrën e veriut do ta kryesojë Ditmir Harusha, i cili vjen nga e majta dhe i bashkohet opozitës.

Të fundit