Flash News

Ditari i Opozitës

"Më mirë patronazhist sesa paramilitar" Basha komenton deklaratën e Veliajt dhe kritikën e Yuri Kim

"Më mirë patronazhist sesa paramilitar" Basha komenton
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedmeokrati Lulzim Basha ka folur për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, nisur nga zërat se ky i fundit "e kopjon" kreun e PD-së. Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama e ka "kompleks" Bashën.

"Nuk kam raport personal, domethënë vetëm e ndjek kryesisht pas monitorimit të medias, sepse prej kohësh kam mundur kuriozitetin për ato që thotë, për sa kohë nuk kam asgjë të përbashkët me ato që bën", tha Basha në "Abc e Mëngjesit". 

Ai komentoi edhe deklaratën kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, i cili tha dje se, "më mirë patronazhist sesa paramilitar" si dhe 'kritikën' e ambasadores amerikane Yuri Kim për ngritjen e grupeve për mbrojtjen e votës.

"Asnjëra prej tyre s’është e vërtetë. Partnerët ndërkombëtarë janë informuar të parët për problemet. Nëse SPAK-u do të kishte reaguar ndaj senoncimeve të qytetarëve, ngjarje të tilla si Elbasani do të ishin shmangur", tha kryedemokrati, ndërsa bëri thirrje për pjesmarrje masive në votime.

 

Të fundit