Flash News

Ditari i Opozitës

Me syze dielli, Jozefina Topalli rikthehet pas disa vitesh mungesë në selinë e PD

Me syze dielli, Jozefina Topalli rikthehet pas disa vitesh mungesë në

Këshillit Kombëtar i zgjedhur më 30 prill nga Kuvendi i PD ka nisur punimet në selinë blu.

Pjesëmarrës janë 203 persona, duke plotësuar kështu kuorumin e vlefshmërisë së Këshillit Kombëtar, ndërsa është parë pas shumë vitesh mungesë si një prej anëtarëve erdhe Jozefina Topalli ish kryetarja e parlamentit.

Ra në sy fakti se në mbledhje Topalli është shfaqur me syzë dielli, ndërsa i pranishëm si një ndër figurat e vjetra të PD edhe Arben Imami.

Në këtë mbledhje , me asnjë votë kundër u miratua rezoluta për procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, si dhe po votohet mes Edi Palokës dhe Eleni Qirici për kreun e ri të Këshillit Kombëtar.

 

Të fundit