Flash News

Ditari i Opozitës

“Më të bashkuar, më të fortë”, slogani i Kuvendit të PD. Flamuj të SHBA në hyrje të Pallatit të Kongreseve

“Më të bashkuar, më të fortë”, slogani i

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.

Ndërkohë, në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur delegatët nga i gjithë vendi.

Siç duket edhe nga foto, në hyrje të Pallatit të Kongreseve është vendosur një banderolë e madhe ngjyrë blu, në të cilën është vendosur slogani i Kuvendit: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, si dhe me logon e PD-së si dhe Kuvendin Kombëtar.

Po ashtu, në rrugicat në hyrje të Pallatit të Kongreseve janë vendosur në të dyja anët flamujt e SHBA-ve, BE-së, Shqipërisë si dhe Partisë Demokratike.

“Më të bashkuar, më të fortë”, slogani i

 

Të fundit