Flash News

Ditari i Opozitës

Me të njëjtat masa sigurie si me Berishën, Vasili: Saimir Tahiri u trajtua ndryshe

Me të njëjtat masa sigurie si me Berishën, Vasili: Saimir Tahiri

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se Kuvendi shkeli Kushtetutën duke hequr imunitetin e Sali Berishës.

“Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendim antikushtetues dhe antiligjor në këtë rast. Të dy të parat i kanë konsideruar heqje lirie po kjo mazhorancë për Saimir Tahirin. Për të njëjtat masa për Saimir Tahirin kërkohet leja e Kuvendit, për Sali Berishën e bënë fakt të kryer.

Ne nuk mund të ishim ortak për paligjshmërinë dhe për këtë gjetën zt.Alibeaj. Kuvendi i jep leje pasi dëgjon relacionin. Si u dhanë mjaft fakte që për zt.Tahiri thanë se nuk duhet të dilnin, për Ahmetajn 1200 faqe. Për zt. Berisha nuk patën nevojë për prova. Pasi i dëgjon Kuvendi këto merr vendimet përkatëse, në të kundërt vendimi është antiligjor.

Deputeti i opozitës trajtohet në mënyrë të paligjshme, ndërsa i mazhorancës në mënyrë të ligjshme. Tani kanë futur edhe Rregulloren, ku dënohen për dy muaj që i heq ushtrimin e çdo aktiviteti që praktikisht i heq mandatin.”, u shpreh Vasili  në studion e Neës 24.

Të fundit