Flash News

Ditari i Opozitës

Me të njëjtën kollare, Berisha voton: Fitorja ka fytyrën e kësaj dite të bekuar!

Me të njëjtën kollare, Berisha voton: Fitorja ka fytyrën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në qendrën e votimit te shkolla "Kosova", siç vishet gjithmonë në zgjedhje me kostum të zi e kollare blu, si ngjyra në flamurin e PD.

Pas votimit, Berisha ka dhënë një deklaratë për median. Ai u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve që pritet të dalin 72 orë pas mbylljes së votimit.

"Fitorja ka fytyrën e kësaj dite të bekuar. Ftoj në këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë e shqiptarët. Të votojë për sakrificat e tij, familjen, nipërit dhe mbesat, për emigrantët shqiptarë si një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre. Të votojnë për gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri.

Deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores me gjithë përpjekjet e përpëlitjet antiligjore, të pamoralshme. Fitorja po vëhet çdo orë e sekondë më e madhe", u shpreh Berisha.

Të fundit