Flash News

Ditari i Opozitës

Mehdi Malka thirrje deputetëve nga “Rruga e Shpresës”: Njerëzit bashkohen me zemër jo me fjalë

Mehdi Malka thirrje deputetëve nga “Rruga e Shpresës”:

Aktori Mehdi Malka ishte pjesë e protestës në “Rrugën e Shpresës”. Malka u shpreh se deputetët duhet të bëhen bashkë për vendin.

Malka po ashtu iu drejtua edhe me një shprehje popullore kryedemokratit Sali Berisha.

"Dua të përshëndes miqtë e mi të mbrojtjes së teatrit. Sa për doktorin nëse po më dëgjon dua të them se andej nga anët tona ka një shprehje të urtë popullore se nuk  çan kokën rrapi se i bien gjethet. Tani që po vija dy njerëz po dialogonin me njëri tjetrin dhe duke më parë mua ngritën zërin dhe thoshin se nuk më ngroh ky bashkimi, ndërsa unë nuk po rrija dot dhe i thashë po mirë kjo ndarja të ngrohi ty.

Nga janë dhe nga s’janë deputetët duhet të vënë zeron në tokë që të bëhen bashkë, njerëzit bashkohen me zemër jo me fjalë, dhe ai që dashuron dashuron me zemër.  Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar i partisë dhe kam qenë i ndjeshëm pasi e dua shumë vendim tim dhe nuk kam ikur asnjëherë nga ky vend.

Me datën 20 shkurt të dalin në protestë, ore njeri bën protestë me veten se përse nuk e bëri këtë gjë pse e bëra këtë gjë, protestoni se nuk vdisni ore jo", deklaroi Malka.

 

Të fundit