Flash News

Ditari i Opozitës

Mëhilli: PD me Olldashin do të ishte më e mirë, Jozefina s'duhet të largohej ashtu

Mëhilli: PD me Olldashin do të ishte më e mirë, Jozefina

Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme në një intervistë në PolitikOn me gazetarin Alfred Lela u shpreh se nëse ish-ministrit i ndjerë i PD-së Sokol Olldashi do të ishte gjallë, Partia Demokratike do të ishte një forcë politike më e mirë dhe me një zë të fortë në të.

Ajo kritikoi dhe listën e Bashë në zgjedhjet e kaluara, ku shumë emra me kontribut në PD-së si Jozefina Topalli apo Astrit Patozi mbetën jashtë saj.

"Nuk e di se si do të ishte PD me Olldashin, por e di se do të ishte një parti më e mirë. Mjafton fakti që ai do të ishte aty, do të ishte një zë i fortë që gjërat të mos shkonin ashtu sikurse shkuan. Jozefina dhe të tjera janë njerëz me kontributet dhe nuk mund të largohen brenda natës ashtu. Berisha publikisht ka thënë se kjo listë e PD-së nuk është listë e tij, ndërsa Basha e ka marrë përgjegjësinë e listës dhe ne besojmë atë që thuhet publikisht. Berisha në humbjen e 2017 e kishte për këshilltarë të këqij, për këshilltarët e huaj." u shpreh Mëhilli.

Të fundit