Flash News

Ditari i Opozitës

"Mënyrë tinzare", Beti Njuma: Veliaj shndërroi Këshillin Bashkiak në konferencë personale

"Mënyrë tinzare", Beti Njuma: Veliaj shndërroi

Anëtarja e Këshillit Bashkiak dhe gazetarja, Beti Njuma ka reaguar lidhur me fjalën e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e mbajtur sot. 

Përmes një statusi në Facebook, ajo e kritikoi pasi sipas saj Veliaj e shndërroi mbledhjen në një konferencë personale për të adresuar çështjet e tij me drejtësinë.

Sipas Njumës, mbledhjet e Këshillit janë për hallet e qytetarëve dhe jo për problemet e kryetarit. 

POSTIMI I PLOTË:

Ajo që bëri Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak është e turpshme dhe në shkelje të ligjit. Siç edhe e thashë para se kryetari nën hetim nga Spak-u të merrte fjalën, mbledhja e Këshillit Bashkiak është për hallet e qytetarëve dhe jo për hallet e Veliajt me drejtësinë.

Në mënyrë të pacipë e tinzare, Erion Veliaj abuzoi duke e shndërruar sallën në një konferencë shtypi. Po të kishte këllqe, Veliaj të kishte folur para gazetarëve dhe t’u jepte përgjigje pyetjeve të tyre jo para këshilltarëve që duartrokitën si shokët e Byrosë kur fliste Enver Hoxha.

Sa për atë kurthin e sajuar nga një person anonim, kam dyshimet e mia SPAK-u nuk të mban 5 orë për fantomasin Nesti Angoni që nuk ekziston. Do ta marrim vesh ku fle lepuri, apo më mirë Harabeli i Erionit!

Të fundit