Flash News

Ditari i Opozitës

"Merren me nënën time të ndjerë"/ Basha 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën për inceneratorët: Lëre viktimizimin, trego ku i ke çuar lekët!

"Merren me nënën time të ndjerë"/ Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur deklaratës së Ramës se akuzat për inceneratorët janë mashtrim në kohë fushate.

Duke theksuar se 70 milion euro kanë ikur për asgjë, Basha i kërkon Ramës të lërë mënjan viktimizimin me fraza të tilla “merren me nënën time të ndjerë”, dhe të tregojë ku kanë shkuar paratë.

“Lere viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit