Flash News

Ditari i Opozitës

Meta flet pas takimit me Berishën: Së shpejti një datë protestash, me rëndësi të ketë aksion të bashkërenduar opozitar

Meta flet pas takimit me Berishën: Së shpejti një datë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur me përdiat pas takimit në selinë blu me kreun e PD, Sali Berisha.

Meta tha se e ka përshëndetur nismën për bashkimin e të gjithë deputetëve të opozitës dhe se deputetët e PL janë cdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit. 

 “Është detyra e opozitës që të bashkojë të gjitha energjitë e saj në rivendosjen e shtetit të së drejtës.

Përshëndes çdo iniciativë për bashkimin e të gjithë deputetëve të opozitës. Deputetët tanë janë gjithnjë në vijën e parë të opozitarizmit.

Patjetër që do të ketë edhe një datë për protesta, e rëndësishme është që të ketë një aksion të bashkërenduar opozitar”, tha Meta.

 

Të fundit