Flash News

Ditari i Opozitës

Meta flet për protestën: Asnjë flamur partie. Ka vetëm një kriter për të qenë opozitar

Meta flet për protestën: Asnjë flamur partie. Ka vetëm

Në konferencën për mediat, kryetari i PL-së, Ilir Meta foli për protestën kundër qeverisë, e cila do të mbahet ditën e martë. Duke u ndalur te e ashtëquajtura aferë e inceneratorëve, Meta u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë kundër vjedhjes.

Ai hodhi akuza se qeveria po planifikon grabitjen e radhës, duke shfrytëzuar krizën energjitike. Meta bëri me dije se në protestë nuk do të valvitet flamuri i asnjë partie. Sipas ish-presidentit, ka vetëm një kriter për të qenë opozitar, të jesh kundër Ramës. 

“Atje ku padrejtësia kthehet në ligj rezistenca është detyrë. Në Shqipëri korrupsioni dhe mafia kanë instaluar sistemin mafioz, afera e inceneratorëve është afera më skandaloze e kapjes së shtetit për fyti dhe shkatërrimit të interesit publik dhe vjedhjes së taksapaguesve dhe përfitimit prej tyre të personave që janë në kërkim ndërkombëtar dhe që janë në krye të kësaj afere, pasi ishte vetëm një person që mund të garantonte këtë aventurë kaq të rëndë.

Rama ka bërë 14 vendime brenda një ditë, të gjitha të paligjshme vetëm për ti hapur rrugë kësaj afere. Me firma të falsifikuara qarkullojnë miliona euro. Ne ndërmorëm këtë iniciativë, kjo do të jetë protestë e qytetareve.

Dikush ndërmerr një iniciative për protestat, e merr një grup interesi, një forcë politike, apo opozita, por më e rëndësishme është që qytetarët të protestojnë çdo ditë sepse këtu vidhet pa pushim. Ndërkohë që përgatiten edhe vjedhje të tjera, si ajo e keqmenaxhimit të sistemit energjetik tek qytetarët e thjeshtë. Me këtë çështje do të merremi më në brendësi me fakte në ditët që vjen. Është detyrë e cdo qytetari që të protestojë. Në këtë manifestim do të jemi të gjithë me flamurin e qytetarisë, transparencës dhe me asnjë flamur partie apo force politike.

Secili që dëshiron të gjejë një alibi e ka rrugën e hapur për ta shpikur një të tillë. Është vetëm një kriter për të qenë opozitar, kriteri është je apo nuk je kundër Ramës atje ku atij i dhemb më shumë dhe më shumë i dhemb tek hajdutëria”, tha Meta.

 

Të fundit